Imam Ahmedi -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Transmetohet nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë: i thashë: O i Dërguari i Allahut, me të vërtetë, kur të shoh ty më kënaqet shpirti dhe më kënaqet syri! Më trego për gjithçka.
Tha: «Çdo gjë është krijuar prej ujit»
Tha: i thashë: më trego për një vepër me të cilën të punoj e të futem në Xhennet.
Tha: «Përhap selamin, ushqeje të varfrin, mbaji lidhjet me gjakun, falu gjatë natës, kur njerëzit flenë dhe futu në Xhennet në paqe.»
📚 المسند (٢/٢٩٥) ورواه الحاكم في المستدرك (٤/١٢٩)، ورواه ابن حبان في صحيحه برقم (٦٤٢)
✔️ shejkh el-Albanij e ka vlerësuar hadith të saktë.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema