Loading

Dobi nga al-lameh Salih el Feuzan

Shejkh Sālih el-Feuzan -Allahu e ruajttë- në shpjegimin e tij të “el-Akidetut Tahāuijeh”, te fjala e autorit: “Besojmë për dhënien e mes’hit mbi çorape të lëkurës”, thotë:

Duke qenë se kjo është mesele fikhu, atëherë pse autori e përmend në Akideh?

Sepse këtë çështje e mohuan bidatxhinjtë dhe e pohuan Ehlus Sunneti. Hadithet për mes’hin mbi çorapet e lëkurës kanë ardhur në gradën “muteuatirah” nga Profeti ﷺ.

Ata që njihen për mohimin e mes’hit mbi çorape të lëkurës janë rafidat, të cilët e kundërshtojnë Ehlus Sunnetin në këtë gjë dhe kundërshtojnë hadithet e sakta. Mes’hi është i vërtetuar: një ditë dhe një natë për banorin dhe tri ditë për udhëtarin, së bashku me netët e tyre; dhe kjo është leje dhe lehtësim prej Allahut ndaj robërve të Tij.

Rafidat e mohojnë mes’hin mbi çorape të lëkurës dhe kanë mendimin për mes’hin mbi shputat e këmbës. Kjo është prej gabimeve më të mëdha, sepse askush nuk thotë për mes’hin mbi shputat e këmbës! Por kështu është kur e lë hakun! Allahu pastaj të sprovon me të kotën!

📚 “التعليقات المختصرة على متن العقيدة الطحاوية” (ص ١٨٤)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: