Transmetohet nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut -Lavdi & Shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
«Pesë konsiderohen si dëshmorë:
- Ai që vdes nga murtaja,
- ai që vdes nga sëmundjet abdominale,
- ai që mbytet,
- ai që vdes nga shëmbja e ndërtesës,
- dhe dëshmori në rrugë të Allahut.»
📚 Transmetoi el-Bukharij (2829) & Muslimi (1914) dhe jo vetëm…
Dhe tek Imam Maliku në “El-Mu’ata”: «Shtatë konsiderohen si dëshmorë»
Ka thënë En-Neueuij -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e tij të “Sahihu Muslim” (13/63):
Sa i takon “el-Mebtun” ai është i sëmuri me sëmundje abdominale dhe ajo është: diarea.
Ka thënë el-Kadij (Ijjaad): është thënë: ai të cilit i fryhet barku.
Është thënë: ai i cili ankohet nga dhimbjet e barkut.
Është thënë: ai që vdes nga sëmundjet e barkut në përgjithësi.
Ka përmendur el-imam el-Albanij -Allahu e mëshiroftë- në librin e tij “Rregullat e Xhenazes” (fq. 34): “se kjo është prej shenjave të përfundimit të mirë.”
Ka thënë el-alameh el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
“El-mebtun” është ai që vuan nga sëmundjet abdominale, në kuptimin që ka diare ose dhimbje në barkun e tij, prej saj është edhe ajo që quhet apandesit kur ai shpërthen, e të ngjashme me të, çdo sëmundje abdominale e cila bëhet shkak për vdekjen e njeriut, ato futen në fjalën e tij “el-mebtun”, sidomos kur vdekja gjatë saj është e sigurtë dhe e shpejtë.
📚 “فتاوى نور على الدرب”
U pyet el-alameh Abdul-Muhsin el-Abbãd -Allahu e ruajttë-:
A futet ai që vdes me kancer në radhët e atyre që vdesin nga sëmundjet abdominale?
U përgjigj: jo, sepse kanceri nuk është gjithmonë në bark, ai mund të jetë edhe në vende të tjera veç barkut.
📚 Shpjegimi i “Sunnen Ebī Daud” (kaseta nr. 230)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema