Pyetje drejtuar shejkh Ibnu Bazit Allahu e mëshiroftë
Pyetje: thotë Allahu i Lartësuar:
{وَمَا یُؤۡمِنُ أَكۡثَرُهُم بِٱللَّهِ إِلَّا وَهُم مُّشۡرِكُونَ}
{Shumica e tyre nuk besojnë në Allahun, pa i shoqëruar Atij ortakë në adhurim.} [Jusuf: 106]
Çfarë kuptimi ka ajeti? Dhe çfarë është për qëllim me shirkun në ajetin fisnik?
Përgjigje: Dijetarët e kanë bërë të qartë kuptimin e tij, siç është Ibnu Abbas-i -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- dhe jo vetëm, se kuptimi i tij është:
Mushrikinët kur pyeteshin se kush i krijoi qiejt dhe tokën thoshnin: Allahu, e pavarësisht kësaj ata adhuronin statuja, siç ishte lati, uza dhe jo vetëm, kërkonin ndihmë prej tyre, zotoheshin dhe bënin kurban për to.
Ky besim i tyre ishte Teuhidi Rububijeh, i cili bëhej i pavlerë, prishej dhe nuk u bënte dobi, për shkak të shoqërimit që ata i bënin Allahut të Lartësuar në adhurim!
Ebu Xhehli dhe të ngjashmit me të besonin se Allahu ishte Krijuesi, Furnizuesi i tyre; dhe Krijuesi i qiejve dhe i tokës, mirëpo ky besim nuk u bëri aspak dobi, sepse ata i shoqëruan Allahut ortakë në adhurim, me adhurimin e statujave! Ky është kuptimi i ajetit te njerëzit e dijes.
📚 مجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز” (٢٩٢/٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema