Thotë shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër:
Ka thënë i Lartësuari:
{وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥۤ ءَاتَیۡنَـٰهُ حُكۡمࣰا وَعِلۡمࣰاۚ وَكَذَ ٰلِكَ نَجۡزِی ٱلۡمُحۡسِنِینَ}
{E kur (Jusufi) arriti moshën e pjekurisë, Ne i dhamë atij urtësi dhe dituri. Ne kështu i shpërblejmë vepërmirët (muhsin-ët, njerëzit e Ihsanit).} [Jusuf: 22]
Urtësia dhe dituria fryte të kujt janë?
Fryte të Ihsanit!
Thotë i Lartësuari:
{وَكَذَ ٰلِكَ نَجۡزِی ٱلۡمُحۡسِنِینَ}
{Ne kështu i shpërblejmë muhsin-ët (vepërmirët)!}
E pra, ai që dëshiron diturinë, ngritjen në grada, bereqetin në dynja dhe botën tjetër, në çfarë aspektesh u dashka të veprojë mirë?
Në adhurimin e Krijuesit dhe në mirësjelljen me krijesat.
📚 Marrë nga kanali i shejkh Abdur-Rezak el-Bedër në telegram
Përktheu: Abdur-Rahman Mema