Loading

Al-lameh Abdullah ibnu Humejd rahimehullah:

Sotdita, gjatë udhëtimeve dhe sugjerimeve politike të kolonizatorëve, gjen intriga të cilat ata i thurin me qëllim përhapjen e doktrinave të tyre, si komunizmi, kadianizmi, jehudizmi apo krishtërimi. Ata e shohin që muslimanët kanë dijetarë të nderuar dhe njerëz të hajrit, që urdhërojnë për të mira dhe ndalojnë nga e keqja, kështu që kanë planifikuar një plan dhe thonë: Duhet të krijojmë një hendek mes dijetarëve dhe njerëzve të thjeshtë; dhe mënyra për ta arritur këtë është duke u futur ide të tipit:

“Dijetarët janë treguar neglizhentë dhe nuk e kanë kryer obligimin; janë të dhënë pas posteve. E janë kështu e ashtu.”

Duan se s’bën që kjo të përhapet në mesin e masave, derisa masat të largohen nga dijetarët dhe të mos ua marrin fjalën; dhe nëse (armiqtë) u vijnë (masave) me çdo medh’heb (të gabuar) apo bidat, ta pranojnë atë; e gjithë kjo sepse pengesa e pakapërcyeshme në rrugën e tyre janë dijetarët, ndaj nëse krijojnë hendek mes tyre dhe popullit, ky i fundit fillon të mos marrë prej ulemave, e kështu bëhet arenë për pranimin e çdo lloj thirrjeje që i vjen nga jomuslimanët.

Këto janë planet që kanë, të cilat i kemi lexuar nga vetë ata. Kjo është prej më të rëndësishmeve që duhet bërë kujdes! Thirrësit e devijimit krijojnë ndarje mes ulemave dhe popullit, deri aty sa, kur ata ta këshillojnë, t’i sjellin argumente dhe t’i japin udhëzime, populli të mos i pranojë ato, e si pasojë, të pranojë çdo thirrje që është në kundërshtim me Thirrjen Islame!!

📚 شرح كتاب التوحيد” (ص ٣٦٩)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: