Ka thënë Allahu i Lartësuar:
{وَإِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا لَايَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْئًا ۗ إِنَّ اللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ}
{…por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.}
Ka thënë hafizi ibnu Kethiri -Allahu e mëshiroftë-:
I Lartësuari i udhëzon ata për te mirëqënia prej të keqes së njerëzve të këqinj dhe kurtheve të njerëzve të shthurur duke përdorur durimin, frikën ndaj Allahut dhe mbështetjen tek Ai i Cili di gjithçka rreth armiqëve të tyre. Nuk ka forcë dhe fuqi për ta përveç se me Të, Ai është i Cili atë që e dëshiron ndodh dhe atë që nuk e dëshiron nuk ndodh.
Nuk ndodh asgjë në ekzistencë vetëm se me Paracaktimin dhe Dëshirën e Tij dhe ai që i mbështetet Atij kjo gjë i mjafton atij.
📚 “Tefsir ibni Kethir” (2/109)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema