Loading

Pyetje: Aplikova për punë në një spital si përkthyes. Në këtë spital, ashtu si në spitalet e tjera, ka përzierje mes burrave dhe grave, ndaj detyrohem të përzihem me të sëmurat dhe punonjëset. Cili është mendimi i shkëlqesisë suaj në lidhje me këtë çështje? Na informoni; Allahu jua shpërbleftë me të mira! Ju bëj me dije se unë kam një nevojë të madhe për këtë punë.

Muftiu: Al-lameh AbdulAziz ibnu Baz rahmetullahi alejhi

Përgjigje:

Nëse puna jote të bën që të përziehesh me femra, largohu dhe ruhu! Ruhu që të mos biesh pre e shejtanit përmes tyre!

Nëse puna jote është larg tyre dhe je përkthyes për atë që të thuhet dhe për atë që të vjen në zyrë, pra, thjesht e përkthen atë dhe ua jep, atëherë në këtë gjë nuk ka problem.

Ama përzierja me femrat dhe me të sëmurat etj., ndoshta mund të shkaktojë probleme dhe rreziqe të shumta; kjo sepse ato janë thuajse të zhveshura dhe shumë prej tyre -apo të gjitha- nuk e vrasin mendjen për mbulesën dhe hixhabin, kështu që ti je në rrezik, ndaj ruhu dhe rri larg! Furnizimi është tek Allahu!

https://binbaz.org.sa/fatwas/3414/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%A7%D9%84%D8%B9%D9%85%D9%84-%D9%81%D9%8A-%D8%A7%D9%85%D8%A7%D9%83%D9%86-%D8%A7%D9%84%D8%A7%D8%AE%D8%AA%D9%84%D8%A7%D8%B7

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: