Loading

Vetëm në disa minuta të caktuara…

Transmetohet nga Eus ibnu Eus eth-Thekafij se ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Kush kryen marrëdhënie me gruan e tij (ose kush merr avdes) ditën e Xhum’ah dhe lahet, e arrin khutben në fillim të saj, ecën në këmbë dhe jo mbi mjetin e udhëtimit, ulet afër imamit, dëgjon me vëmendje atë që thotë ai dhe nuk flet, për çdo hap që hedh e ka shpërblimin sa puna e një viti agjerim dhe falje natën».

📚 رواه أحمد والترمذي وصححه الألباني في صحيح الترغيب والترهيب برقم (687)

Kanë thënë njerëzit e dijes:

Nuk dimë hadith të Pejgamberit ﷺ me më shumë shpërblim sesa ky hadith.

Vlera e ecjes për në namazin e Xhumasë:

Çdo hap është baraz me:

Shpërblimin e agjerimit dhe faljes natën sa për një vit

Një hap i vetëm është baraz me:

Agjerim dhe namaz nate 354 ditë

Dhe prej Mirësisë së Allahut ndaj nesh është se na ka mundësuar adhurime të lehta dhe me shpërblime të mëdha.

Ndalo dhe medito!

A e merr me mend shpërblimin e një viti agjerim dhe namaz nate për çdo hap që hedh?

Nëse në mes teje dhe xhamisë janë 500 hapa, kjo është sikur të kesh agjeruar dhe të jesh falur natën për 500 vjet!!

Dhe ky shpërblim arrihet me 5 kushte:

1- Marrja gusul
2- Shkuarja herët në xhami
3- Ecja në këmbë për në xhami
4- Qëndrimi afër khatibit
5- Dëgjimi me vëmendje kur flet khatibi

Për këtë hadith kanë thënë disa imamë: nuk kemi dëgjuar në sheriat hadith sahih që të përfshijë një shpërblim të tillë.

A u përqendrove mirë te ky hadith?

Çdo hap drejt xhamisë për namazin e Xhumasë ka shpërblimin e një viti agjerim dhe falje natën!

Thotë Se’id ibnul Musejjib -rahimehullah-:

“Xhum’aja është më e dashur për mua sesa Haxhi vullnetar”

📚 “فتح الباري” لابن رجب (١٧٦/١)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: