Loading

Al-lameh Sulejman er-Ruhejli -Allahu e ruajttë- thotë:

Allahu thotë:

{فَإِن كَرِهۡتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰۤ أَن تَكۡرَهُوا۟ شَیۡـࣰٔا وَیَجۡعَلَ ٱللهُ فِیهِ خَیۡرࣰا كَثِیرࣰا}

{Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, atëherë (duroni sepse) mundet që juve mos t’ju pëlqejë diçka, ama Allahu ju sjell të mira të shumta në të!}

Një burrë mund të shohë te bashkëshortja e tij diçka që nuk i pëlqen, mirëpo Allahu i sjell nga kjo bashkëshorte hajër të madh, dhe muslimani nuk mbetet pa hajër. Është përmendur se Enesi, i ati i Malikut, Allahu i mëshiroftë, u martua me një grua që nuk e kishte parë përpara se të kryente marrëdhënie me të. Kur kreu marrëdhënie, nuk pa tek ajo atë që dëshironte sa i takon bukurisë, dhe u duk sikur filloi të mos e pëlqejë. Ama ajo ishte një grua e devotshme; u ul përpara tij dhe i tha: “Ndoshta Allahu, në atë që ti nuk e pëlqen, do të të japë hajër të madh…”

Kur ai e pa mençurinë e saj, filloi ta pëlqejë dhe kreu marrëdhënie me të. Kësisoj, ajo i lindi atij një imam prej imamëve të dynjasë: imam Malik ibnu Enesin!!! Allahu e mëshiroftë atë dhe pjesën tjetër të imamllarëve të muslimanëve!

📔 دورة فقه الأسرة (١) – الدرس السادس

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: