Loading

Pyetje: A lejohet që gruaja t’i prijë bashkëshortit të saj në namazin e natës nëse di Kur’an më shumë sesa ai?

Pyetësja gjithashtu pyet: Bashkëshortit tim i humbi namazi i ikindisë dhe, kur hyri në shtëpi, më gjeti duke u falur e u lidh në namaz pas meje. A është i saktë namazi ynë?

Muftiu: Al-lameh Ibnu Baz rahimehullah

Përgjigje: Nuk lejohet që gruaja t’i prijë burrit. Namazi i tij pas saj nuk është i saktë, për shkak të argumenteve të shumta. Burri në fjalë duhet ta përsërisë namazin.

Allahu i dhëntë sukses të gjithëve!

https://binbaz.org.sa/fatwas/4716/%D8%A7%D9%85%D8%A7%D9%85%D8%A9-%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B1%D8%A7%D8%A9-%D9%84%D9%84%D8%B1%D8%AC%D9%84

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: