Loading

Al-lameh Salih el Feuzan

Pyetje: Një person pësoi një aksident me makinë dhe ra në gjendje kome, gjendje e cila vazhdoi edhe gjatë muajit të Ramazanit. A e ka detyrim kompensimin e agjërimit dhe namazit?

Al-lameh Salih el Feuzan: Nëse gjendja e komës zgjat për një kohë të gjatë, nuk ka asnjë detyrim; nëse bëhet mirë, atëherë vijon të agjërojë dhe të falet. Sa i përket asaj që i ka kaluar prej kohës së gjatë në koma, nuk e ka detyrë kompensimin, as të namazit, as të agjërimit, sepse ai ka humbur vetëdijen. Dhe kur humbet vetëdijen, bien obligimet.

Por nëse gjendja e komës është e lehtë, mundet që ai t’i kompensojë ato ditë dhe të kompensojë namazin. Fjala vjen, nëse janë tri ditë, pra, kur bëhët fjalë për kufirin e tri ditëve ose dy ditëve ose një dite, në këtë rast i kompenson, por nëse është periudhë e gjatë, nuk e ka detyrim kompensimin, sepse gjatë komës nuk është i ngarkuar për obligimet.

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: