Loading

Ka thënë hafizi Ibnu Kethiri -rahimehullah- për khavarixhët:

“Dhe ky lloj njerëzish është nga llojet më të çuditshme të bijëve të Ademit dhe larg të metave është Ai që e bëri krijesën e Tij ashtu siç deshi.

Sa e bukur është ajo që thanë disa selefë për khavarixhët, se ata janë përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar:

{قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِینَ أَعۡمَـٰلًا (103) ٱلَّذِینَ ضَلَّ سَعۡیُهُمۡ فِی ٱلۡحَیَوٰةِ ٱلدُّنۡیَا وَهُمۡ یَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ یُحۡسِنُونَ صُنۡعًا (104)}

{Thuaj: a t’ju tregoj për më të humburit nga punët e tyre. Për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin mirësi me veprat e tyre}. [El-Kehf: 103-104]

📚 البداية والنهاية” (٥ /٣٨٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: