Loading

Ka thënë dijetari i madh Abdul-Aziz ibnu Bãz rahimehullah:

Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:

«Ai që agjëroi Ramazanin dhe e pasoi me gjashtë ditë nga Sheuali, i quhet si agjërim i një viti.»

Transmeton imam Muslimi në “Sahihun” e tij.

Këto gjashtë ditë nuk janë ditë të caktuara dhe të veçanta, por besimtari mund t’i zgjedhë nga i gjithë muaji: nëse dëshiron, i agjëron në fillim të muajit; nëse dëshiron, i agjëron gjatë tij; nëse dëshiron, në fund. Dhe nëse dëshiron, i ndan: disa i agjëron në fillim të muajit, disa në mes dhe disa në fund.

Çështja në këtë ka tolerim. Elhamdulil-lah! Nëse i agjëron herët, pra, në fillim të muajit, kjo është më e mira, sepse është nxitim për tek e mira. Sidoqoftë, elhamdulil-lah nuk ka vend për ngushtim, sepse çështja ka tolerim: nëse dëshiron, i agjëron bashkë, dhe nëse dëshiron, i ndan; pastaj, nëse i agjëron për disa vite dhe i lë për disa të tjera, nuk ka problem, sepse agjërimi i tyre është vullnetar dhe jo i detyrueshëm. Pra, nëse ai i agjëron gjashtë ditët për disa vite dhe i lë ato për disa të tjera, apo agjëron disa ditë dhe i lë disa të tjera, nuk ka problem; dhe gjithë lavdet janë për Allahun!

http://www.binbaz.org.sa/noor/11078

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: