Loading

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu i cili thotë: Ka thënë Profeti ﷺ: Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar thotë (kuptimi shqip):

«Kush armiqëson një uelij (mik) Timin, Unë i kam shpallur luftë! Mes atyre me të cilat robi Im më afrohet, nuk ka gjë më të dashur për Mua sesa ato që ia kam bërë detyrë (zbatimi i urdhëresave dhe largimi nga ndalesat). Më pas, robi Im vazhdon e vazhdon të afrohet tek Unë me adhurime vullnetare, derisa Unë ta dua. Kur ta dua, do bëhem dëgjimi me të cilin ai dëgjon, shikimi me të cilin sheh, dora me të cilën godet dhe këmba me të cilën ecën! Nëse më kërkon dicka, do t’ia jap, dhe nëse më kërkon mbrojtje, do ta mbroj!»

📚 Transmetoi Bukhariu me numër hadithi (6502)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: