Loading

Transmetohet që Kajs ibnu Talk të ketë thënë: Një ditë Ramazani, na vizitoi Talk ibnu Alij. Ndenji derisa u ngrys dhe bëri iftar me ne. Atë natë, na priu ai në namaz nate dhe pas kësaj na priu edhe në namazin e vitrit. Pastaj zbriti poshtë, te xhamia e tij, dhe u priu shokëve të tij; dhe kjo derisa mbeti vetëm vitri. Atë cast, nxori përpara një burrë dhe i tha: priju shokëve të tu në namazin e vitrit, sepse vërtet, unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Nuk duhet të ketë dy vitra në një natë.»

📚 Transmetojnë Ebu Daudi (1439) dhe En-Nesai (1679)

✔️ Ka thënë shejkh el-Albani: zinxhiri i tij është i saktë.

Fikhu i hadithit:

Thotë shejkh Muhamed Bazmul:

Me ç’duket nga hadithi, ai tregon qartazi se në Ramazan, pasi falesh në fillim të natës dhe fal vitrin, lejohet namaz nate për herë të dytë.

Ai tregon se lejohet shtimi mbi numrin e vërtetuar në hadithe të namazit të Profetit ﷺ, pra, mbi 11 rekate dhe mbi 13 rekate.

Po ashtu, tregon lejimin e namazit të natës dy herë, ashtu siç vihet re nga veprimi i sahabit Talk ibnu Alij radijAllahu anhu dhe sahabëve të tjerë.

Them (vazhdon shejkh Muhamed Bazmul):

Ky është Talk ibnu Alij radijAllahu anhu: fali taravitë në fillim të natës dhe u kthye dhe i fali përsëri ato, ama pa e përsëritur vitrin!

📚 Marrë në mënyrë të përmbledhur nga faqja e shejkh Muhamed Bazmulit.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: