Pyetje drejtuar imam ibnu Bāzit -Allahu e mëshiroftë-
Pyetje: unë jam e sëmurë me diabet dhe me ulçër në stomak, nëse nuk mundem që të agjerojë çfarë bie detyrë mbi mua?
Përgjigje: duhet që të vizitohesh tek mjeku specialist, nëse mjeku specialist vendos që agjerimi të dëmton, atëherë prishe, e nëse Allahu të shëron atëherë kompensoje më pas.
Nëse mjekët specialistë vendosin se agjerimi e përkeqëson gjithmonë sëmundjen dhe se ajo që ata dinë është se sëmundja do të vijojë dhe nuk shpresohet shërimi, atëherë ti e prish agjerimin dhe ushqen për çdo ditë një të varfër, gjysëm sa’a prej ushqimit të atij vendi, sasia e tij në kile është 1 kile gjysëm afërsisht dhe lavdërimi i takon Allahut dhe nuk e ke detyrë agjerimin, për shkak të Fjalës së Allahut -subhanehu-:
{ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُمۡ }
{Frikësojuni Allahut aq sa mundeni} [et-Tegābun: 16]
📚 مجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز” (٢١٩/١٥)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema