Loading

Ka thënë el-al’lameh Rebi’u ibnu Hadī el-Medkhalī -hafidhahu’Allah-:

Ne nuk kemi njohur më parë si kjo ndarje dhe përçarje, pasha Allahun fitneja që tani e ka rrethuar selefizmin dhe selefitë në botë nuk është përjetuar më parë diçka e ngjashme me të.

Sepse me keqardhje dëshira për kryesi është shtuar dhe ajo për poste është përhapur, gjithashtu ata që janë infiltruar në radhët e selefive janë të shumtë.

Si pasojë i kanë përçarë selefitë e bërë copë e çikë, e pra kini kujdes nga përçarja dhe nga ata që e shkaktojnë atë, vëllazërohuni në mes jush dhe jini si një trup i vetëm, ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ:

«Shembulli i besimtarëve në dashuri, mëshirë dhe përzemërsi ndaj njëri-tjetrit, është si shembulli i trupit, nëse ankohet prej tij një organ, edhe pjesa tjetër e trupit ndan me të pagjumësinë dhe ethet.»

Unë mendoj se tani shumë prej selefive nëse vëllai i tyre sëmuret apo e godet ndonjë bela gëzohet për këtë dhe nuk ndjen dhimbje, përse? Për shkak të fitneve të shumta, të cilat janë përhapur në mesin e tyre apo i kanë përhapur pasuesit e epsheve.

Unë e kam theksuar edhe herë të tjera: me të vërtetë ne i kemi arritur selefitë në lindje dhe në perëndim, të gjithë ishin të dashuruar, të vëllazëruar mbi një menhexh të vetëm, nuk kishin kundërshtime në mesin e tyre, e si rrjedhojë u përhap daveti selefij në botë, në lindje edhe në perëndim, kini kujdes nga njerëzit e këqinj prej Jehudëve, të Krishterëve, misionarëve të krishterë, prijësve të devijimit prej rafidave dhe sufive, të cilët bashkëpunojnë me armiqtë dhe grupet e devijuara, pasha Allahun bashkëpunojnë me armiqtë dhe kanë lidhje të fshehta dhe të dukshme në mes tyre dhe nuk bashkëpunojnë vetëm se kundër menhexhit selefij.

E si pasojë e kanë përhapur dhe shpërndarë erën e nxehtë të përçarjes në mesin e selefive, kur u përhap në lindje dhe në perëndim, e shpërndanë erën e nxehtë të përçarjes në mesin e selefive dhe i përçanë ata si mos më keq.

Kohët e fundit janë shfaqur njerëz që nuk e kuptojnë selefizmin ashtu siç duhet, saqë dikush prej tyre pretendon se është selefij, më pas e gjen atë duke i ndarë radhët e selefive, për shkak të sjelljes dhe metodologjisë së keqe apo metodologjive të këqija, që janë përhapur e kanë për qëllim ndarjen dhe përçarjen e selefive.

Selefizmi ka nevojë për njerëz të mençur, ka nevojë për njerëz të mëshirshëm, ka nevojë për njerëz të urtë, ka nevojë para së gjithash për dijetarë, nëse këto gjëra nuk gjenden në mesin e selefive, atëherë ku është selefizmi, humbet!

Allahu ju begatoftë!

📚 المجموع” (١٤ /٨٩)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: