Loading

Ka thënë el-Imam El-Bukhari -Allahu e mëshiroftë-:

Më ka treguar Es-Salt ibnu Muhamed, i cili tha: na ka treguar Jezid ibnu Zurej’u

{Ne do t’jua heqim atë që gjendet në gjokset e tyre prej urrejtjes}

Tha: na treguar Se’id nga Katadeh nga Ebul Muteuekkil en-Naaxhij se Ebu Se’id el-Khudrij -radij’Allahu anhu- ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Besimtarët pasi të kenë shpëtuar prej Zjarrit, do të ndalohen tek kantarah (një urë në mes Xhennetit dhe Zjarrit) dhe do të shpagojnë njëri-tjetrin për padrejtësitë që i kanë bërë njëri-tjetrit në dunja, kur të lirohen nga përgjegjësitë u jepet leje të hynë në Xhennet. Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit gjithësecili do ta njohë shtëpinë e tij në Xhennet më mirë sesa shtëpinë e tij në dunja».

📚 Transmetoi el-Bukharī (6535)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: