Pyetje drejtuar shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Thotë shejkhu i Islamit: “Kush ia dedikon diçka prej adhurimit të tjerëve krahas Allahut është qafir”, psh: e kërkon dijen sheriatike jo për hir të Allahut, pyetja është: cili është rregulli për të njohur se kjo çështje është shirk i madh apo i vogël, a arrihet kjo me anë të studimit?
Përgjigje: së pari: a i njeh ti adhurimet? Ti do të thuash: po, i njoh adhurimet, prej tyre: namazi, zotimi, kurbani e të ngjashme… nëse këto i bën për hir të njerëzve, atëherë ky është shirk i madh. Nëse këto i bën për hir të Allahut, por që ta shohë dikush dhe ta lavdërojë, kjo është syfaqësi dhe është shirk i vogël.
Kërkimi i diturisë për diçka tjetër veç Allahut nëse kjo dituri nuk është prej asaj që synohet me të Fytyra e Allahut, siç është dituria e dunjasë: matematika, inxhinjeria, sporti e të ngjashme, nuk ka problem që njeriu t’i bëjë nijet për dunjanë, sepse nuk afrohet me të tek Allahu.
Ama nëse është dituria e Teuhidit, fik’hut, tefsirit, hadithit dhe jo vetëm, kjo nuk lejohet për të fituar kënaqësitë e dynjasë, mirëpo nuk është shirk, edhe nëse njeriu me kërkimin e diturisë dëshiron për të gjetur psh. një punë, atëherë ai nuk është mushrik me shirk që të nxjerr prej fesë, porse thuhet: vërtet, ti e ke gabim, kërkoje diturinë për hir të Allahut -azze ue xhel-le-.
📚 لقاء الباب المفتوح” (ش. ١٠٤)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema