Ka thënë Ibnu Kethir -rahimehullah:
Ka pasur mospërputhje mendimesh se kush është më i mirë prej tabi’inëve?
Ajo që është e njohur se ai është Se’id bnu Musejjeb, kështu ka thënë Ahmed bnu Hanbel dhe jo vetëm.
Banorët e Basrës kanë thënë: El-Hasen (el-Basrij)
Banorët e Kufës kanë thënë: ‘Ilkimeh dhe el-Esued.
Disa kanë thënë: Uvejs el-Karanij.
Banorët e Mekës kanë thënë: ‘Ata’u bnu Ebij Rabbaah.
Gratë e shquara prej tabi’ineve:
1- Hafsah bint Sirin (motra e Muhamed bnu Sirin)
2- ‘Amratu bint Abdur-Rahman.
3- Umm ed-Derda’i e vogla.
Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.
Dhe prej parisë së tabi’inëve: 7 fukahatë në Hixhaz:
1- Se’id bnu Musejjeb
2- El-Kasim bnu Muhammed
3- Kharixhetu bnu Zejd
4- ‘Uruetu bnuz Zubejr
5- Sulejman bnu Jesaar
6- ‘Ubejdullah bnu ‘Utbetu bnu Mes’ud
Dhe i shtati është thënë:
- Saalim bnu Abdilah bnu ‘Umer
- Ebu Selemete bnu Abdir-Rahman bnu ‘Auf
- Ebu Bekër bnu Abdir-Rahman bnul Harth bnu Hisham.
📚 “الباعث الحثيث” ص ١٨٣-١٨٤
Përktheu: Abdur-Rahman Mema