Ka thënë imam ebu Bekër Ahmed ibnu Amër ibnu ebij Asim -Allahu e mëshiroftë- në “es-Sunneh” (2/455):
Na ka treguar ebu Musa, na ka treguar Mu’adh ibnu Hisham, na ka treguar im atë (Hishami), nga Katadeh dhe ai nga Ukbeh ibnu Uesāxh se ka thënë:
Kisha një shok që po më tregonte rreth çështjes së khauarixhëve dhe sharjen që ata i bëjnë prijësve të tyre, bëra Haxhin dhe takova Abdullah ibnu Amër dhe i thashë: ti je nga shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe Allahu të ka dhënë dije, njerëz në këtë Irak shajnë prijësit e tyre dhe dëshmojnë kundër tyre se ata janë në humbje, ai më tha:
Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve qoftë mbi ta! Profeti ﷺ solli një gjerdan prej floriri dhe argjendi dhe filloi ta ndajë atë në mes shokëve të tij, një burrë prej banorëve të shkretëtirës u ngrit dhe tha: o Muhamed, nëse Allahu të ka urdhëruar që të mbash drejtësi unë nuk po të shoh që të mbash drejtësi!!!
Ai i tha: “I mjeri ti! Kush do të mbaj drejtësi nëse nuk do të mbaj unë?!”
Kur ai u largua, ai tha ﷺ: “Kthejeni atë tek unë me butësi”
Profeti ﷺ shtoi: “Me të vërtetë, në ummetin tim do të ketë vëllezër të tij që do ta lexojnë Kur’anin por nuk do t’i kalojë fytet e tyre (që të shkojë në zemrën e tyre), sa herë që të dalin kundër prijësve vritini ata (nën udhëheqjen e prijësve tuaj)” e tha tre herë.
✔️ Ka thënë imam el-Albanij -Allahu e mëshiroftë- në nxjerrjen e referencave të librit “es-Sunneh” (934): zinxhiri i tij është sahih sipas kushteve të el-Bukharit.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema