Loading

Përse Rafidat e lavdërojnë dhe shenjtërojnë vetëm Husejn-in dhe jo pjesën tjetër të fëmijëve të Alī ibnu Ebī Talib -radij’Allahu anhu-?

A ia ke bërë këtë pyetje vetes? A ju ka bërë përshtypje kjo gjë më përpara?

Ky informacion mund t’ju befasojë juve dhe shumë prej muslimanëve në botë dhe veçanërisht rafidat arabë.

Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, njihu me fëmijët e Alī ibnu Ebī Talib -radij’Allahu anhu-:

1- El-Hasen ibnu Alī ibnu Ebī Talib
2- El-Husejn ibnu Alī ibnu Ebī Talib
3- el-Muhsin ibnu Alī ibnu Ebī Talib
4- el-Abbãs ibnu Alī ibnu Ebī Talib
5- Hilal ibnu Alij ibnu Ebij Talib
6- Abdullah ibnu Alī ibnu Ebī Talib
7- Xha’fer ibnu Alī ibnu Ebī Talib
8- Uthman ibnu Alī ibnu Ebī Talib
9- Ubejdu’Allah ibnu Alī ibnu Ebī Talib
10- Ebu Bekër ibnu Alī ibnu Ebī Talib
11- Umer ibnu Alī ibnu Ebī Talib

A i ke parë flamujt e rafidave të shkruajnë (ja Hasen) psh?

Apo të shkruajnë: (ja Muhsin) dhe (ja Abbãs) sigurisht që jo!

Atëherë, përse vetëm (ja Husejn)?!

Përse kërkimi i ndihmës nga Husejni, duke ditur se Haseni është vëllai i Husejnit, nëna e tyre është Fatimja dhe babai i tyre është Aliu -Allahu qoftë i Kënaqur me të gjithë ata- dhe të dy janë prej familjes së Pejgamberit ﷺ?

A ia keni bërë vetes këtë pyetje o arab dhe veçanërisht ju o shi’ah të arabëve?

Përpara se t’i përgjigjem njihuni me këtë informacion surprizë

A e dini se 12 imamët te shi’at të gjithë janë vetëm prej pasardhësve të Husejnit!

Dhe shi’at e shenjtërojnë Husejnin dhe jo Hasenin dhe pjesën tjetër të djemve të Aliut -radij’Allahu anhum- sepse Husejni është martuar me një grua perse iraniane, e bija mbretit Kisra, emri i së cilës ishte Shahrabanu.

Kur muslimanët i zunë robëresha vajzat e Kisras pas rënies së perandorisë perse dhe vrasjes së mbretit të tyre, khalifi Umer -radij’Allahu anhu- i dhuroi Husejnit një nga vajzat e Kisras dhe ai u martua me të.

Për këtë arsye shi’at e shenjtërojnë Husejnin dhe imamët e tyre, sepse të gjithë imamët janë prej pasardhësve të gruas perse dhe nuk është ashtu siç ata pretendojnë se ata kanë dashuri për ehlul-bejtin e Profetit arab.

Të gjithë imamët, të cilët ata i shenjtërojnë dhe i ngrejnë në gradën e profetëve dhe pretendojnë se ata janë të pagabueshëm, janë vetëm prej pasardhësve të Husejnit prej gruas perse, si dhe të gjithë 12 imamët e tyre janë prej saj.

Ata e duan Husejnin dhe imamët, sepse ata thonë se kanë vena dhe gjak pers dhe janë prej pasardhësve të mbretërve të Kisras.

Lërini njerëzit ta dinë se shi’at (sufitë në Iran) kanë dashuri për familjen e Kisras mbretit të persëve dhe jo për familjen e Pejgamberit ﷺ

Marrë nga faqja e shejkh Muhamed Bazmul -Allahu e ruajttë- në Facebook.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: