Loading

Transmetohet nga Ebu Dherr radij’Allahu anhu se Profeti ﷺ ka thënë:

«Shami është toka e tubimit dhe ringjalljes.»

📚 أخرجه الألباني (١٤٢٠ هـ)، “صحيح
الجامع” (٣٧٢٦)، وأخرجه البزار (٣٩٦٥)، والربعي في «فضائل الشام» (١٣)، وابن عساكر في «تاريخ دمشق» (١/ ١٧٤)

Ka thënë El Menãuī rahimehullah në shpjegimin e këtij hadithi:

“Domethënia: Shami është vendi në të cilin do tubohen njerëzit për t’u marrë në llogari. Do ringjallen nga varret e tyre dhe do drejtohen drejt tij.

Është veçuar me të sepse ai është vendi për të cilin Allahu ka thënë:

{باركنا فيها للعالمين}

{E kemi begatuar atë për njerëzit.}

Shumica e profetëve u dërguan prej Shamit, dhe ndër njerëz u përhapën ligjet (sheriatet) e tyre, ndaj ajo është e përshtatshme për të qenë toka tubimit dhej ringjalljes.”

📚 فيض القدير” (١٧١/٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: