el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah- ka thënë:
Ajo që bie detyrë o vëllezër është që të mos jemi as atdhetarë e as nacionalistë, dmth: të mos jemi fanatikë pas kombit dhe vendit tonë, sepse nën flamurin e fanatizmit atdhetar përfshihet: besimtari, i prishuri, i degjeneruari, mosbesimtari, ateisti, laiku, bidatçiu dhe suniu. Vatani i përshin të gjithë këta, nëse përqendrohemi vetëm tek atdhetarizmi, kjo padyshim është e rrezikshme, sepse vjen një bidatçi te një sunij dhe i thotë: Mua dhe ty na bashkon atdhetarizmi, ti nuk je më i mirë sesa unë dhe as unë nuk jam më i mirë sesa ti. Ky është parim i rrezikshëm në aktualitetin e sotëm. Ajo që është saktë është përqendrimi te të qënurit besimtarë.
… Gjithashtu duhet të sqarojmë se fanatizmi ndaj vendit dhe thënia se ajo që na bashkon është atdhetarizmi nuk është aspak e saktë. Çështja nuk përmirësohet vetëm kur besimi të jetë ai që na bashkon:
{إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌَ}
{Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër} [el-Huxhurat: 10]
Ajeti ka zbritur në Medine, dhe në Medine ka pasur jehudë përpara hixhretit (migrimit) të Pejgamberit ﷺ për në Medine, pavarësisht kësaj ata nuk janë përfshirë në këtë ajet, edhe pse ishin banorë të saj. Me të vërtetë Pejgamberi ﷺ vdiq dhe mburoja e tij ishte lënë peng tek jehudi.
Kjo është çështje e rrezikshme, ndërsa parimi i saktë është se ajo që ne na bashkon është Islami dhe besimi, dhe me këtë i tërheqim muslimanët në çdo vend.
Sa për argumentimin e disa thirrësve të atdhetarizmit me fjalën e Pejgamberit ﷺ për Mekën:
«Me të vërtetë ti je vendi më i dashur tek Allahu»
Ata nuk kanë argument te kjo fjalë; sepse Pejgamberi ﷺ nuk tha: me të vërtetë ti je vendi më i dashur tek unë, përkundrazi tha:
«Me të vërtetë ti je vendi më i dashur tek Allahu» për këtë shkak ai ka thënë:
«Nëse banorët e tu nuk do të më nxirrnin prej teje unë nuk do të kisha dalë»
Pejgamberi ﷺ nuk e tha atë për shkak të atdhetarizmit, përkundrazi e tha për shkak se Meka është vendi më i dashur tek Allahu i Lartësuar dhe ai ﷺ do atë që e do edhe Allahu.
لقاء الباب المفتوح” (٤٨)” 💿
Dhe në një vend tjetër ai -rahimehullah- ka thënë:
“Nëse ne luftojmë për atdheun; nuk do të kishte ndryshim në mes luftës sonë dhe luftës së mosbesimtarit që lufton për atdheun e tij, madje edhe ai lufton për atdheun. Ai i cili vritet vetëm për mbrojtjen e atdheut nuk konsiderohet dëshmor.
Por ajo që bie detyrë mbi ne është që të luftojmë për Islamin në vendet tona, dhe vini re ndryshimin!
Ama thjesht atdhetarizëm, një nijet i tillë është i kotë, nuk i bën dobi njeriut.
Duhet të dimë që nijeti i drejtë është që të luftojmë për mbrojtjen e Islamit në vendin tonë ose për atdheun sepse është vend islamik, jo thjesht për atdhetarizëm.
Shpresojmë që ju që të keni kujdes te kjo çështje; sepse ne shohim nëpër gazeta, atdheu! Atdheu! Atdheu! Nuk përmendet në to Islami, dhe kjo është një mangësi e madhe”!
📚 شرح رياض الصالحين” (١ /٦٥)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema