Dialog edukativ i shejkh Muhamed Bazmulit me dikë të sprovuar me dyshime marksiste.
Ai tha: a nuk e sheh padrejtësinë?
I thashë: cilën padrejtësi?
Tha: a nuk e sheh luksin dhe mirësinë e këtij lideri dhe atyre që janë me të?! A nuk e sheh gjendjen e fukarenjve?!
I thashë: hedhja e shikimit te rizku apo, siç quhet ndryshe, pabarazia e shtresave, dhe konsiderimi i saj padrejtësi është teori socialisto-komuniste!
Paramendo, ti po flet ashtu siç flasim njerëzit që kanë mendime socialisto-komuniste, të cilët mendojnë se pabarazia e shtresave është padrejtësi.
Islami e ka ligjësuar për njerëzit furnizimin me mjete të ligjësuara. Allahu subhanehu ue te’ala e ndau rizkun me Urtësinë e Tij dhe Dijen e Tij. Ai është i Buti dhe Gjithëdituri. Ka prej njerëzve që janë të pasur dhe ka prej tyre që janë të varfër.
Ama nëse prijësi monopolizon diçka prej shtëpisë së thesarit të Muslimanëve apo prej çështjeve të dynjasë, në këtë rast Profeti ﷺ na ka urdhëruar që të bëjmë durim, të dëgjojmë, të bindemi e të mos heqim dorë nga bindja.
Ka ardhur në hadith në Sahihun e Muslimit (nr.1709) nga Ubadeh ibnus Samit radij’Allahu anhu se ka thënë: “I dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ për dëgjim dhe bindje, në vështirësi dhe lumturi, kur jemi të aftë dhe kur jemi të paaftë, dhe kur dikujt i jepet përparësi ndaj nesh; dhe dhamë besën të mos e kundërshtojmë urdhrin e atyre që janë autorizuar për të dhënë urdhra, të themi të vërtetën kudo që të jemi dhe të mos i trembemi në çështjen e Allahut qortimit të asnjë qortuesi!”
Kështu pra nëse prijësi monopolizon diçka, Profeti ﷺ na mësoi se duhet të dëgjojmë dhe të bindemi në atë që është e lejuar.
🌍 Marrë nga faqja e shejkh Muhamed Bazmulit në facebook
Përktheu: Abdur-Rahman Mema