Pyetje drejtuar esh-shejkh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Pyetje: ky pyetës është nga Republika Arabe e Egjiptit, i cili quhet Memduh thotë: jam penduar tek Allahu dhe posedojë një pasuri të cilën e kam fituar nga harami, dhe e kam të pamundur t’ja kthejë pronarëve të saj, çfarë duhet të bëj, po nëse e jap lëmoshë çfarë qëndrimi duhet të ketë ai që e merr këtë lëmoshë nëse e di që kjo pasuri është fituar me haram, Allahu ua shpërbleftë me të mira?
Përgjigje: këtë pasuri që e ka fituar prej haramit, nëse është marrë prej pronarit të saj me dhunë, si ai që e kanë vjedhur apo grabitur, e të ngjashëm me ta dhe ai e njeh pronarin e saj, duhet patjetër që t’ja kthejë ato që i ka vjedhur me çdo mënyrë, sido që të jetë rezultati, sepse ajo është e drejtë e veçantë e muslimanit, kur dihet se kush është pronari i saj e ka detyrë që t’ja japë atë që i ka vjedhur me çdo mjet, ose me anë të një njeriu të besuar, ose me anë të postës, ose me çdo gjë tjetër, patjetër që duhet ta bëjë këtë.
Nëse pronari i asaj pasurie që është vjedhur nuk dihet, si psh kur ky person i ka vjedhur paratë nga njerëz të ndryshëm dhe nuk i njeh se kush janë, atëherë në këtë rast e jep lëmoshë këtë pasuri në emër të tyre duke shpëtuar prej saj ndërkohë që Allahu e di se kush pronarët e saj.
Ama sa për atë që e merr këtë lëmoshë, kjo për të është hallall dhe nuk përbën asnjë problem për të, sepse ajo është sikur pronari i saj që jep lëmoshë dhe ai nuk e di se kush ia ka dhënë, kështu që është hallall për të, kjo nëse e ka marrë pasurinë e tij pa pëlqimin e pronarit të saj, ama nëse e merr me pëlqimin e pronarit të pasurisë, siç janë transaksionet me kamatë dhe të ngjashme me to që merret me lejen e pronarit të saj, që është haram, atëherë ai nuk ia kthen pronarit të tyre porse i jep lëmoshë që të shpëtojë prej saj dhe nuk e bën nijet në emër të pronarit të saj, porse thjesht e bën nijet vetëm për të shpëtuar prej saj dhe për atë që e merr është e lejuar.
Shejhu i nderuar: pyetësi thotë: a i lejohet që këtë pasuri t’ja japë lëmoshë familjes së tij?
Ai -Allahu e mëshiroftë- u përgjigj: nuk lejohet t’ja dhurojë familjes së tij sepse nëse ja jep familjes së tij është sikur ta poseduar vetë.
📚 (فتاوى نور على الدرب” (٣٤/٢”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema