Loading

Transmetohet nga Abdullah ibnu Mes’ud -radij Allahu anhu- se ka thënë:

Si do të jetë gjendja juaj kur t’ju kaplojë fitnja, e kalon moshën e pleqërisë në të i moshuari, rritet (edukohet) në të i vogli dhe njerëzit ta marrin atë (fitnen) për sunnet, nëse lihet diçka prej saj do të thuhet: u la sunneti, thanë kur do të ndodhë kjo o eba Abdur-Rahman?

Tha: Kur të vdesin dijetarët tuaj, të shtohen injorantët në mesin tuaj, të shtohen hafizat e Kur’anit (që nuk e kuptojnë atë), të pakësohen fukahatë tuaj (ata që kanë kuptim të thellë në fe), të kërkohet dynjaja me punë të Botës Tjetër dhe të bëhet thellimi në fe jo për shkak të fesë!!!

📚 Transmetoi Ed-Dārimij në: “es-Sunnen” (191), el-Lālekāij në: “Sherhu Usuli Iàtikad” (123)

Ka thënë imam el-Albānij në “Tehrimu Elātit Ťarabi”: “Zinxhiri i tij është sahih, ai është meukuf që merr gjykimin e merfu-it.”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: