Loading

Bujaria e shejkhut selefi Abdur-Rahman el-Ifrikij rahimehullah

Rrëfim nga shejkh Hasen ibnu Abdul-Uehab el-Benā rahimehullah

Rrëfen shejkhu al’lameh Hasen Abdul-Uehab el-Benā rahimehullah nga shejkhu i tij, Abdur-Rahman el-Ifrikij rahimehullah se kur shejkh Abdur-Rahmani, në shoqërinë e nxënësit të tij, shejkh Umer Felateh rahimehullah, shkonte në treg për të blerë mish, zarzavate etj., i jepte shitësit më shumë sesa kërkonte, pasi e pyeste këtë të fundit dhe ai i përgjigjej fjala vjen: Kushton 1 rijal.

Shejkh Felateh e korrigjonte duke i thënë: Shejkh, kushton kaq, jo aq.

Shejkh Abdur-Rahmani i kundërpërgjigjej: Hesht! A mos dëshiron që të thuhet se selefitë janë koprracë?!

Komenti i al-lameh Hasen ibnu Abdul-Uehab el-Bennës rahimehullah:

Ky virtyt i lartë është prej nderimit të njerëzve! Shtimi sipër hakut që i takon shitësit apo punëtorit është prej mënyrave të davetit. Kështu njerëzit kanë për ta dashur pasuesin e Sunnetit. Këtë e kam provuar vetë: kur merrja taksi dhe i jepja taksistit më shumë, ai merrte numrin dhe interesohej për mua. Njësoj veprohet edhe me ata që kanë profesione të tjera, fjala vjen me hidraulikun, marangozin etj. Duhet që selefitë të përkujdesen për nderimin e njerëzve dhe të shfaqen me pamje të mirë, duke ndjekur kështu shembullin zotërisë së të Dërguarve, Muhamedit ﷺ!

Transmetuar nga vëllai Firas Mensur, njëri prej nxënësve të shejkh Hasen ibnu Abdul-Uehab el-Benës rahimehullah. E shpërndarë nga shejkh Abdur-Rahman Muhjid-dini rahimehullah, me ca ndryshime të vogla nga ai.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: