Loading

Shejkh Muhamed bin Umer Bazmul ka thënë:

Kur ne thamë që ata janë tradhtarë të muslimanëve, thanë: Ata janë vëllazëria muslimane!

Kur ne thamë se janë thirrës të devijimit në portat e Xhehennemit, thanë: Ata janë dijetarë!

Kur u thamë që të bëjnë durim ndaj padrejtësisë së prijësve muslimanë, thanë: Duam nder dhe liri! Dhe u rebeluan!

Kur thamë se u kanë shkaktuar njerëzve mjerim, shkatërrim dhe derdhje të gjakut, thanë: Le të vdesë një e treta apo dy të tretat që një e treta të fitojë lirinë dhe nderin!

Kur u thamë se ky është rebelim kundër prijësve muslimanë, thanë: Ky është urdhërim për të mira dhe ndalim nga të këqijat (!!!).

📚Marrë nga faqja e facebook-ut të shejkhut.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: