Loading

Pyetje: Cili është gjykimi i shtimit të bidatxhive në rrjetet sociale? A është detyrë fshirja e çdokujt për të cilin thuhet se është bidatxhi? Cili është rregulli sheriatik për këtë mesele?

Shejkh Muhamed Bazmul u përgjigj:

Unë nuk marr vesh shumë nga facebook-u…, por do të të përmend gjykimin sheriatik dhe ti gjyko vetë pastaj: nëse shtimi i një personi sjell përhapjen e bidatit të tij, zbukurimin e bidatit të tij te njerëzit apo lehtësimin (zbutjen) bidatit aq sa mund të arrihet në mashtrimin e të tjerëve, është detyrë që të mos e pranosh në faqen tënde. Nëse ke gabuar dhe e ke shtuar, anuloje shoqërinë e tij dhe mos i kushto fare rëndësi, sepse e gjithë kjo çon në përhapjen e bidatit dhe mashtrimin e njerëzve.

Ama nëse shtimi i tij nuk sjell asgjë nga ajo çka u përmend, pra, nuk sjell asnjë dëm, atëherë nuk ka problem në pranimin e ftesës së tij për shoqëri. Mund ta shtosh në faqen tënde, sepse ndoshta ai përfiton nga ajo që ti transmeton prej fjalëve të Ehlus Sunnetit. Dhe Allahu e di më së miri.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=719310718187417&id=689506634501159

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: