Ka thënë Allahu i Madhëruar:
وَنَزَّلۡنَا عَلَیۡكَ ٱلۡكِتَـٰبَ تِبۡیَـٰنࣰا لِّكُلِّ شَیۡءࣲ وَهُدࣰى وَرَحۡمَةࣰ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِینَ
{Ne ta zbritëm (o Muhamed ﷺ) Librin si sqarim për gjithçka, si udhëzim, si mëshirë dhe si përgëzim për muslimanët.} [En-Nahl: 89]
Ka thënë imam Ibnu Xherir Et-Ťabarij rahimehullah në shpjegimin e këtij ajeti:
“Ta zbriti ty o Muhamed (ﷺ) këtë Kur’an si sqarim për çdo gjë që njerëzit kanë nevojë prej njohjes së hallallit dhe haramit, shpërblimit dhe dënimit, udhëzimit nga lajthitja; si mëshirë për atë që e besoi dhe veproi me atë që gjendet në të, prej kufijve që ka vendosur Allahu, urdhëresave dhe ndalesave të Tij; e bën hallall atë që Ai e ka bërë hallall dhe e bën haram atë që Ai e ka bërë haram.
{Si përgëzim për besimtarët}
Përgëzimi është për atë që i bindet Allahut, i dorëzohet Atij me Teuhid (veçimin e Tij në adhurim) dhe i nënshtrohet me bindje. Ai e përgëzon atë me Shpërblimin dhe Nderimin e Tij të madh në Botën Tjetër.”
📚 تفسير الطبري” (١٤/ ٣٣٣)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema