Loading

Al-lameh Ibnu Bāz rahimehullah thotë:

Namazi nuk është i saktë dhe është detyrë (për khatibin) që të kthehet, të mbajë khutben e dytë e pastaj të përsërisë namazin. Duhen patjetër dy khutbeh, ashtu siç bëri Profeti ﷺ. Ato të dyja janë kusht për saktësinë e namazit.

Ky është mendimi më i saktë, ndaj është detyrë mbi këtë person që ta përsërisë namazin; po ashtu, edhe shokët e tij duhet ta përsërisin. Pra, duhet falur dreka. Në të ardhmen duhet patjetër që të mbajë dy khutbe përpara namazit. Po.

Intervistuesi: Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Domethënë e përsërisin atë namaz, shejkh i nderuar?

Shejkhu: e falin drekën; e përsërisin duke falur drekën.

Intervistuesi: e përsërisin duke falur drekën?

Shejkhu: po, falin katër rekate.

Intervistuesi: Allahu jua shpërbleftë me të mira!

https://binbaz.org.sa/fatwas/10256/حكم-من-خطب-الجمعة-خطبة-واحدة

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: