Al-lameh Ibn Uthejmin (rahimehullah) thotë:
Xhumaja nuk kryhet në udhëtim. Profeti ﷺ udhëtonte dhe qëllonte që ishte ditë e Premte, por nuk e falte Xhumanë. Nëse do ishte e ligjësuar, Profeti ﷺ do ishte falur, sepse ai është njeriu më i kujdesshëm për veprat e mira dhe ai është ligjvënësi i ummetit. Nuk është e mundur që ai të lërë diçka të ligjësuar, sepse kjo bie në kundërshtim me atë për të cilën është ngarkuar: ka thënë Allahu i Lartësuar:
{يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ}
{O ti i dërguar, përço atë që të është zbritur ty nga Zoti yt!}
Duke u bazuar në këtë, falja e Xhumasë në udhëtim konsiderohet prej bidateve, nuk është e saktë dhe ai që e kryen atë në udhëtim, duhet ta përsërisë; e përsërit duke e falur 2 rekate, me nijetin e drekës.
Ama ai që është udhëtar dhe është në një qytet ku falet Xhumaja, atëherë ai duhet ta falë Xhumanë me njerëzit për shkak të përgjithësimit në Fjalën e Tij:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسَعَوْا إِلَى ذِكْرِ اللهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ۞فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلاةُ فَانْتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِنْ فَضْلِ اللهِ وَاذْكُرُوا اللهَ كَثِيراً لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُون
{O ju besimtarë, kur të bëhet thirrja për namazin në ditën e Xhuma, shkoni për te përmendja e Allahut dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju! Dhe kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!}
http://binothaimeen.net/content/9508
Përktheu: Abdur-Rahman Mema