Loading

Dobi nga dijetari i madh, AbdulAziz ibn Baz rahimehullah

Pyetja: Ummul Bera nga Ebha thotë: shejkh i nderuar hafidhakumullah, rasti kur dikush i kërkon një personi të lutet për të, si me fjalët “lutu për mua në udhëtimin tënd!” apo “mos na harro në lutje!” etj., a konsiderohet prej teuesulit të ndaluar?

Përgjigje: kërkimi i lutjes nga një vëlla apo nga një motër për hir të Allahut, nuk ka problem dhe nuk është prej teuesulit të ndaluar, sepse Profeti ﷺ u tha shokëve të tij: «Do t’ju vijë një person nga Jemeni i cili quhet Uejs el-Karanij; ai ishte i sjellshëm me nënën e tij. Kush nga ju e takon, le t’i kërkojë që ai të kërkojë falje mëkatesh për të.»

Dhe transmetohet prej tij ﷺ se i tha Umerit radijAllahu anhu kur donte të bënte Umreh: «mos na harro në lutjen tënde!»

Kur njeriu i thotë vëllait të tij: “lute Allahun për mua në udhëtimin tënd!” apo “lute Allahun për mua që të më furnizojë me një fëmijë të devotshëm, një grua të devotshme!”; apo kur motra e tij, nëna e tij etj. i thonë: “lute Allahun për mua!”, kjo nuk përbën problem. Dua të them pra se njeriu, nëse kërkon prej vëllait apo prej motrës për hir të Allahut që të lutet për të, kjo gjë nuk përbën problem.

https://binbaz.org.sa/fatwas/15573/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%B7%D9%84%D8%A8-%D8%A7%D9%84%D8%AF%D8%B9%D8%A7%D8%A1-%D9%85%D9%86-%D8%A7%D9%84%D8%BA%D9%8A%D8%B1

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: