Loading

Ka thënë Profeti ﷺ:

«…Nuk do të bëhet Kijameti derisa fise nga ummeti im t’u bashkangjiten idhujtarëve dhe derisa fise nga ummeti im të adhurojnë idhujt…»

📚 “Sahih ibni Maxheh” (3207)

Kapitulli rreth asaj që disa nga ky ummet do të adhurojnë idhujt dhe Fjala e Allahut të Lartësuar:

{أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِینَ أُوتُوا۟ نَصِیبࣰا مِّنَ ٱلۡكِتَـٰبِ یَشۡتَرُونَ ٱلضَّلَـٰلَةَ وَیُرِیدُونَ أَن تَضِلُّوا۟ ٱلسَّبِیلَ}

{A nuk i ke parë atë cilët iu është dhënë pjesë nga libri, të cilët besojnë në el-xhibt dhe tagut}

Uethën: thuhet për çdo që i kushtohet një lloj prej llojeve të adhurimit të tjerëve veç Allahut, siç janë idhujt, varret e jo vetëm, për shkak të fjalës së Khalilit (Ibrahimit) -alejhis selam-:

{إنما تعبدون من دون الله أوثانا وتخلقون إفكا}

{Vërtet, ata që ju adhuroni në vend të Allahut janë vetëm idhuj dhe ju vetë i shpikni trillimet}

bashkë me Fjalën e Tij:

{قالوا نعبد أصناماً فنظل لها عاكفين}

{ata thanë: ne adhurojmë idhujt dhe atyre u jemi përkushtuar}

«Vërtet, unë kam frikë për ummetin tim nga prijësit dhe dijetarët që i devijojnë njerëzit, kur të ngrihet shpata kundër njëri-tjetrin, ajo nuk do të largohet deri në Ditën e Kijametit dhe nuk do të bëhet Kijameti derisa fise nga ummeti im t’u bashkëngjiten idhujtarëve, e derisa grupe njerëzish nga ummeti të adhurojnë idhujt. Vërtet, në ummetin tim do të ketë 30 gënjeshtarë të mëdhenj, gjithësecili prej tyre do të pretendojë se është profet, ndërkohë që unë jam vula e profetëve dhe nuk do të ketë profetë pas meje.

Një grup prej ummetit tim do të vijojë të qëndrojnë në hak dhe do jenë ngadhënjimtarë dhe ata që i kundërshtojnë nuk do t’u bëjnë dot dëm atyre, derisa të vijë Urdhëri i Allahut -tebareke ue te’ala-»

Këtë hadith e ka transmetuar ebu Daudi në Sunnenin e tij dhe ibnu Maxheh me shtesën që ka përmedur autori [Abdur-Rahman ibnu Hasen El esh-Shejkh (v. 1285 h) -Allahu e mëshiroftë-.]

📚 قرة عيون الموحدين” شرح صالح الفوزان، الدرس (٢٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: