Loading

Imam Ibnu Hibban (v. 354 h) rahimehullah:

Tregon Ebu Khalifete nga Ebul Uelid et-Tajālisij nga Ikrimeh ibnu Ámmār nga Ďamďam ibnu Xheus:

Hyra në xhaminë e Profetit ﷺ dhe pashë një shejkh me flokë ngjyrosur në të verdhë e me katër dhëmbët e parë që i vezullonin; me të ishte edhe një burrë negroid, me fytyrë të bukur, i ri. Shejkhu i tha: O jemamij, afrohu (të të them diçka)! Kurrë mos i thuaj një burri: Allahu kurrë nuk do të të falë dhe kurrë nuk do të të fusē në Xhennet!

I thashë: Allahu të mëshiroftë! Kush je ti?

Tha: Unë jam Ebu Hurejrete.

I thashë: Vërtet, këtë fjalë dikush prej nesh ia thotë familjes ose shërbëtorit kur zemërohet me ta.

Tha: Mos e thoni! Vërtet, unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Dy burra prej benij israilëve ishin me kahe të kundërta: njëri ishte muxhtehid (fort i zellshëm) në adhurim dhe tjetri mëkatar. Muxhtehidi e pa mëkatarin duke mëkatuar dhe i tha: Ndalu!

Ai i tha: Më lër mua me Zotin tim!

Ai ia përsëriste atë fjalë, ndërsa ai thoshte: Më lër mua me Zotin tim!

Derisa një ditë e gjeti duke bërë mëkat, e bëri të madhe dhe i tha: I mjeri ti! Ndalu!

Ai i tha: Më ler mua me Zotin tim! A mos je dërguar si mbikëqyrës për mua?!

I tha: Pasha Allahun, Allahu nuk ka për të të falur kurrë! Ose i tha: Allahu nuk do të të fusë kurrë në Xhennet!

U dërgua engjëlli te të dy dhe ua mori shpirtin. U tubuan tek Ai -azze ue xhel’le- dhe Zoti ynë i tha muxhtehidit (kuptimi shqip i Fjalës së Allahut): A mos kishe dituri apo ishe i aftë ndaj asaj që është në Dorën Time apo e ndalon Mëshirën Time ndaj robit Tim?!

I tha mëkatarit: “Shko në Xhennet!” Për tjetrin tha: “Merreni dhe futeni në Zjarr!”

Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ai foli me një fjalë që ia shkatërroi si dynjanë, ashtu edhe akhiretin!»

📚 رواه ابن حبان في صحيحه (٥٧١٢)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: