Pyetje: çfarë gjykimi sheriatik ka ai që e kujton namazin e humbur pasi ka filluar aktualin? A e ndryshon nijetin apo vijon në atë gjëndje? Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Al-lameh Ibnu Bāz Allahu e mëshiroftë:
Nëse ai është imam apo xhemat, kjo ka gjendjen e vet, e nëse falet vetëm, ka gjendjen e vet. Nëse ka për të falur namazin farz dhe e ka harruar apo e ka zënë gjumi, dhe më pas jep tekbir duke filluar -për shkak harrese- me atë pas tij (në renditje), e ndërpret dhe fal përpara farzin që ka humbur, pra, respekton renditjen.
Shembull: nëse ka qenë në gjumë gjatë namazit të drekës dhe ka harruar ta falë dhe i kujtohet kur fillon të falë ikindinë, e ndërpret dhe bën nijet për të falur drekën; edhe nëse është xhemat, e ndërpret dhe bën nijet për të falur drekën.
Nëse është imam, bën nijet për të falur drekën dhe ata pas tij bëjnë nijet për të falur ikindinë; në këtë rast namazi i tij është i saktë; ashtu siç u fal Mu’adhi me njerëzit e tij: Mu’adhi u fal me ta ndërkohë që tashmë e kishte falur Jacinë me Profetin ﷺ; sidoqoftē, u priu atyre në namazin farz.
Nëse është imam dhe e kujton (gjatë namazit) që ka për të falur namazin pararendës, e fal atë namaz si nafile, pra, e bën (ndërron) nijetin dhe e plotëson si nafile. Më pas, (kur mbaron) ngrihet dhe falet, ndërsa namazi i xhematit është i saktë.
Nëse është në tekbirin fillestar dhe ende s’ka dhënë tekbir dhe bën nijet për të falur atë që i ka humbur, gjithashtu kjo është e saktë prej tij dhe po ashtu namazi i tyre është i saktë, sepse mospërputhja e nijetit -sipas mendimit më të saktë- nuk ndikon.
Nëse është xhemat dhe jep tekbir me ta për ta falur ikindinë duke menduar se nuk ka për të falur drekën, e më pas e kujton se ka për të falur atë, bën nijet për ndërprerjen e namazit dhe më pas jep tekbir të ri me nijetin për të falur drekën; lejohet të lidhet pas ikindisë (me nijetin për të falur drekën). Kur të përfundojë namazi i ikindisë, fal më mbrapa namazin e ikindisë, qoftë në xhami, qoftë në shtëpinë e tij. Nëse gjen xhemat, fal me ta ikindinë, ose përndryshe e fal në shtëpi. Elhamdilah, po…
Moderatori: Allahu ju shpërbleftë me të mira! Pra, në çdo rast i jepet përparësi namazit të humbur?
Shejkhu: po. Ama nëse e kujton pasi ka falur atë aktual, atëherë nuk ka për detyrë asgjë: nëse i është kujtuar se ka për të falur drekën pasi ka falur ikindinë, namazi i ikindisë është i saktë dhe drekën e fal pas tij. Po…
Përktheu: Abdur-Rahman Mema