Loading

Ebu Sulejman ed-Dārānij (v. 215 h), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Kush dëshiron që t’i kërkojë Allahut një nevojë, le të fillojë me salatin ndaj Profetit ﷺ, më pas le t’i kërkojë Allahut nevojën që ka, dhe në fund e mbyll me salatin ndaj Profetit ﷺ.

Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar i pranon dy salatet dhe Ai është më Bujar sesa ta refuzojë atë (lutjen) që bëhet në mes dy salateve.

📚 “Tefsir el-Kurtubij” (14/235)

Shejkhu i Islamit ibnu Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Vërtet, salavatet mbi  Profetin ﷺ përpara, në mes dhe në fund të duasë, janë prej shkaqeve më të forta përmes të cilave shpresohet pranimi i pjesës tjetër të saj. Rreth kësaj kanë ardhur ethere, si p.sh. fjala e Umerit, Allahu qoftë i Kënaqur prej tij, i cili thotë:

“Duaja qëndron në mes qiellit dhe tokës dhe nuk ngrihet prej saj asgjë derisa të çosh salavate mbi Profetin tënd!”

📚 E transmetoi et-Tirmidhij (486)

📚 “Iktidaus Sirātil Mustekim  (2/249)

Imam ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Nëse njeriu do të çonte salavat mbi të ﷺ, nuk do ta çonte në vend të drejtën ndaj tij.

📚 “Xhelau el-Efhām” (fq. 344)

Ka thënë ibnul Xheuzij Allahu e mëshiroftë:

Dijeni se çdo robi musliman që dërgon shumë e shumë salavate mbi Muhamedin alejhis salatu ues selām, Allahu ia ndriçon zemrën, ia fal gjynahet, ia hap gjoksin dhe ia lehtëson çështjen! Pra, çoni sa më shumë salavate për të sepse ndoshta Allahu iu bën prej miletit të tij, iu jep sukses në punën me sunnetin e tij dhe na bashkon ne të gjithëve me të në Xhennetin e Tij.

📚 “Bustan el-Ua’idhine” (fq. 297)

Es-Sekhauij, Allahu e mëshiroftë, ka thënē:

Salati ndaj Profetit ﷺ është nga veprat më të bekuara, më të mira dhe me më shumë dobi në aspektin fetar dhe atë të dunjasë.

📚 “el-Kaul el-Bedi’u” (fq. 109)

Shejkh Si’dij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Duke ndjekur shembullin e Allahut dhe të engjëjve, çojmë salavate mbi Profetin ﷺ, si shpërblim për të ndaj disa të drejtave që ka ndaj jush dhe si përsosje e besimit tuaj. Kjo vlen ndaj tij ﷺ gjithashtu si respekt, dashuri dhe nderim. Me këtë përfitohet shtim i veprave të mira dhe shlyerje e të këqijave.

📚 “Tejsirul Kerimir Rahman” (fq. 671)

Shejkh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Ka urdhëruar Profeti ﷺ që, sidomos ditën e Xhuma, të çojmë sa më shumë salavate mbi të. Selami ynë i paraqitet atij alejhis salatu ues selām kur ia çojmë, kështu që ço sa më shumë salavate dhe selame mbi Profetin tënd! Bëjë këtë në çdo kohë dhe pa e kufizuar në numra.

📚 “el-likau esh-shehrij” (nr. 27)

Gjithashtu shejkh Ibnu Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Lejohen salavatet mbi Profetin ﷺ në sexhde, sepse në vetvete ato janë lutje, dhe sexhdja është vend për lutje.

📚 “el-Fetua (13/138)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: