Loading

Ka thënë imam Muslim -rahimehullah-:

Më ka treguar ibnu Numejr, cili tha: na ka treguar im at, cili tha: na ka treguar Handhaleh, i cili tha: e kam dëgjuar ‘Ikrimete ibnu Khalid duke i folur Tausit se një burrë i tha Abdullah ibnu Umer -radij’Allahu anhuma- a nuk del ti të luftosh?

I tha: unë vërtet e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Me të vërtetë Islami është i ngritur mbi pesë (shtylla):

  • Dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut
  • Kryerjen e namazit
  • Dhënien e Zekatit
  • Agjerimin e Ramazanit
  • Dhe pelegrinazhi në Mekë»

📚 Transmetoi el-Bukharij (hadithi nr. 8), Muslimi (hadithi nr. 16), et-Tirmidhij, En-Nesa’ij dhe Ahmedi, artikulimi është i Muslimit.

Shpjegimi:

Fjala e tij: “i tha: a nuk del ti të luftosh? I tha: e kam dëgjuar, etj” duket sikur ai kuptoi se pyetësi kishte mendimin që xhihadi ishte prej shtyllave të Islamit ndaj dhe ju përgjigj ashtu siç u përmend, e nuk është e saktë kapja pas këtij hadithi duke lënë atë që nuk është përmendur në të.

Fjala e tij: “Është ngritur Islami” ka për qëllim se patjetër duhet të bashkohen të pesta këto shtylla që Islami të jetë i ruajtur prej rrezikut të asgjesimit, çdoherë që asgjësohet një prej këtyre çështjeve është frikë për asgjesimin e gjithë Islamit.

📚 “حاشية السندي على النسائي”
‏ ‏

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: