Loading

Fjalë nga shejkh Ibnu Uthejmini rahimehullah

Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë mirësi! Në pyetjen e fundit pyetësi thotë:

Cilat janë cilësitë e 70 mijë vetëve të cilët do të futen në Xhennet pa dhënë llogari? Dhe atij që i mungon diçka prej këtyre cilësive, çfarë duhet të bëjë?

Al-lameh Ibnu Uthejmin: cilësitë janë ato të cilat i ka përmendur Profeti alejhis salātu ues selam kur ka thënë:

“Janë ata të cilët nuk kërkojnë që t’u bëjnë të tjerët rukje, nuk kërkojnë kurim me djegie, nuk e marrin si ogur të keq (besëtytni) diçka që u ndodh dhe te Zoti i tyre mbështeten.”

Fjala “nuk kërkojnë rukje nga të tjerët” domethënë nuk i kërkojnë askujt që t’u lexojë atyre kur janë të sëmurë.

Fjala “nuk kërkojnë kurim me djegie” domethënë nuk i kërkojnë askujt që t’i kurojë me djegie.

“As nuk e marrin si ogur të keq diçka që u ndodh” domethënë nuk e shohin diçka që u ndodh si ogur të keq.

“Dhe tek Zoti i tyre mbështeten” domethëmë i kanë shpresat tek Allahu i Lartësuar dhe ia lënë çështjen e tyre Allahut subhanehu.

Në këtë gjë nuk futet ai që shkon te mjeku për kurim, sepse Profeti ﷺ nuk ka thënë për ta se nuk kërkojnë të kurohen, por tha: “…nuk kërkojnë që t’u bëjnë të tjerët rukje, nuk kërkojnë kurim me djegie…”; vetëm nëse njeriu e lidh zemrën me mjekun, pra, shpresën dhe frikën prej sëmundjes e ka të lidhur me mjekun, atëherë kjo e dobëson mbështetjen e tij tek Allahu azze ue xhel’le.

Kur të shkojë te mjekët, njeriu duhet të besojë se kjo gjë është prej llojit të bërjes së shkaqeve, ama Shkaktari është Allahu subhanehu ue te’ala, i Vetmi; dhe se në Dorën e Tij është shërimi; e gjithë kjo që të mos e dobësojë mbështetjen e tij tek Allahu.

http://binothaimeen.net/content/12085

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: