Komisioni i Përhershëm për Fetva:
Namazi është shtylla e dytë prej shtyllave të Islamit dhe është detyrë mbi muslimanin që ta falë brenda kohëve të përcaktuara të tij. Nëse nuk mundet që t’i falë namazet për shkak të punës, atëherë ai duhet ta braktisë atë punë! Allahu do t’i mundësojë atij rrugëdalje dhe do ta furnizojë me diçka më të mirë sesa ajo. Argument është Fjala e Allahut azze ue xhel’le:
{وَمَن یَتَّقِ ٱللهَ یَجۡعَل لَّهُۥ مَخۡرَجࣰا وَیَرۡزُقۡهُ مِنۡ حَیۡثُ لَا یَحۡتَسِبُۚ}
{Kush i frikësohet Allahut, duke qenë i devotshëm, Ai do t’i mundësojë rrugëdalje dhe do ta furnizojë andej nga nuk e pret.}
Argument është gjithashtu Fjala e Tij subhanehu:
{وَمَن یَتَّقِ ٱللهَ یَجۡعَل لَّهُۥ مِنۡ أَمۡرِهِۦ یُسۡرࣰا}
{Kush i frikësohet Allahut, duke qenë i devotshëm, Ai ia lehtëson çështjen.}
Nuk lejohet bindja ndaj krijesës nëse ti me këtë bindje kundërshton Krijuesin subhanehu, sepse Profeti ﷺ thotë:
«Me të vërtetë, bindja është vetëm për vepra të mira.»
Gjithashtu, thotë ai ﷺ:
“Nuk ka bindje ndaj krijesës nëse ti me këtë bindje kundërshton Krijuesin.”
📚 فتاوى اللجنة الدائمة” (٩٨٥٠) المجموعة الأولى”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema