![]()
Transmetohet nga ebij Umāmeh -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:
«…Vërtet, përpara daljes së Dexhalit do të ketë tre vite të vështira, ku gjatë tyre njerëzit do t’i godasë një uri e madhe. Në vitin e parë Allahu do ta urdhërojë qiellin që ta ndalë një të tretën e shiut dhe e urdhëron tokën që ta ndalë një të tretën e bimëve. Më pas, në vitin e dytë e urdhëron qiellin që ta ndalë dy të tretën e shiut dhe e urdhëron tokën që ta ndalë dy të tretën e bimëve. Më pas, në vitin e tretë Allahu e urdhëron qiellin që ta ndalë të gjithë shiun dhe nuk bie asnjë pikë shi dhe e urdhëron tokën që t’i ndalë të gjitha bimët dhe nuk mbin asnjë bimë dhe nuk do të mbetet asnjë bagëti vetëm se do të ngordhë, përveç atyre që Allahu dëshiron.»
I thanë: me çfarë do të jetojnë njerëzit në atë kohë?
Tha: «me tehlil (la ilahe il-l’Allah), me tekbir (Allahu Ekber), me tesbih (Subhan Allah), me tehmid (el-hamdulilah), kjo do të jetë për ta në vend të ushqimit.»
📚 سنن ابن ماجه (٤٠٧٧)
✔️ shejkh el-Albanij e ka vlerësuar sahih në “Sahihul Xhami’i” (7875)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema