Loading

Shejkh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë- thotë:

Dëgjimi dhe bindja ndaj udhëheqësve të muslimanëve është prej bazave të Ehlus Sunnetit dhe Xhematit. Ajo është e ngritur mbi:

1. Kur’an;
2. Sunnetin e Profetit ﷺ.

Ka thënë i Lartësuari:

{یَـٰۤأَیُّهَا ٱلَّذِینَ ءَامَنُوۤا۟ أَطِیعُوا۟ ٱللهَ وَأَطِیعُوا۟ ٱلرَّسُولَ وَأُو۟لِی ٱلۡأَمۡرِ مِنكُمۡۖ }

1. {O ju që keni besuar, bindjuni Allahut, të Dërguarit dhe udhëheqësve prej jush!}

{Prej jush} d.m.th prej muslimanëve.

2. Ka thënë Profeti ﷺ: Ju këshilloj të kini frikë Allahun dhe të dëgjoni e të bindeni edhe nëse caktohet si udhëheqës juaji një skllav!

Në një riuajet (transmetim) tjetër thuhet: …edhe nëse caktohet si udhëheqës juaji një skllav etiopian.

Në një riuajet thuhet: …një skllav që i ka të prera këmbë e duar.

Rrjedhimsht përderisa ai është udhëheqës, është detyrë bindja ndaj tij në vepra të mira.

Kjo është prej bazave të Akides, prandaj ai që rebelohet kundër udhëheqësve të muslimanëve, është prej të devijuarëve të tipit:

-kharixhij (prej khauarixhëve);

  • ose mu’tezilij;
  • ose ithtar i besimeve të kota që e kundërshtojnë po ashtu Sunnetin e Profetit ﷺ.

Fjala e tij “dëgjimi dhe bindja ndaj udhëheqësve në atë që Allahu e do dhe kënaqet” është me këtë kusht: në atë që Allahu e do dhe kënaqet.

Ama nëse i urdhëron për gjynah, nuk ka bindje ndaj tij në këtë gjë.

Ka thënë Profeti ﷺ: Nuk ka bindje ndaj krijesës nëse ti me këtë bindje kundërshton Krijuesin!

Gjithashtu, ka thënë (ﷺ): Por bindja duhet të jetë në vepra të mira.

Kuptimi i kësaj nuk është se shfuqizohet autoriteti i udhëheqësit nëse ai të urdhëron për një gjynah prej gjynaheve.Përkundrazi, kuptimi i saj është që mos t’i bindesh atij në atë gjynah dhe të vazhdosh t’i bindesh në çdo gjë që nuk është gjynah.

Pra, PUSHTETI I TIJ MBETET NË FUQI dhe i bindesh atij në çdo gjë që nuk është gjynah.

📚 إتحاف القاري (ص ١٧٦)

Përktheu: AbduRrahman Mema

Shpërndaje: