Transmetohet nga Kutejleh -një grua nga fisi Xhuhejneh- se një jehud erdhi tek Profeti ﷺ dhe i tha: Me të vërtetë, ju bëni shirk dhe thoni: “Atë që do Allahu dhe ti!”
Dhe thoni: “Pasha Ka’ben!”
Profeti ﷺ i urdhëroi që kur të dëshirojnë të betohen, të thonë: “Pasha Zotin e Qabesë!” Dhe të thonë: “Atë që do Allahu, pastaj ti.”
📚 رواه النسائي (٣٧٧٣) وصححه
Abdur-Rahman ibnu Hasen ibnu Muhamed ibnu Abdul-Uehab (v. 1285 h) -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e “Kitabut Teuhid” thotë:
Ky hadith tregon se e vërteta pranohet nga kushdo dhe sqaron çështjen e (ndalesës së) betimit për Ka’ben, edhe pse ajo Shtëpia e Allahut, në të bëhet Haxhi dhe synimi për të shkuar në Haxh dhe Umreh është detyrim.
Kjo tregon se ndalimi nga shirku është në përgjithësi dhe nuk veçohet asgjë: as engjëll i afërt, as profet i dërguar dhe as Ka’bja, e cila është Shtëpia e Allahut, në Tokë.
Ti e ke parë se çfarë bëjnë njerëzit sot: betohen për Ka’ben dhe kërkojnë prej saj atë që nuk mundet ta bëjë vetëm se Allahu!!! Është e ditur se Ka’bja as nuk të dëmton e as nuk të bën dobi, por Allahu e ka ligjësuar për robërit e Tij tauafin rreth saj, ibadetet në të; dhe e bëri kibleh për ummetin (popullin islam).
Tauafi rreth saj është i lejuar, ndërsa betimi për të është i ndaluar; gjithashtu, lutja drejtuar asaj është e ndaluar.
Kështu që bëj dallimin, o ti që je i obliguar në mes asaj që është e ligjësuar dhe asaj që është e ndaluar (i obliguar të zbatosh kufijtë e Fesë), edhe nëse të kundërshton ai që të kundërshton prej atyre njerëzve që janë si kafshët, madje edhe më keq se to!
📚 فتح المجيد” (ص ٤٦٥)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema