Ka thënë esh-shejkh Muhamed ibnu Sālih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Nëse përmirësohen shtetasit Allahu u mundëson atyre prijës të devotshëm, por nëse janë anasjelltas edhe çështja është anasjelltas.
Përmendet se një burrë prej khauarixhëve erdhi tek Alij ibnu ebij Tālib -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- dhe i tha: o Alij, si është puna që njerëzit po rebelohen kundër teje dhe nuk u rebeluan kundër ebu Bekrit dhe Umerit?
I tha atij: me të vërtetë burrat që kishte ebu Bekri dhe Umeri -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- ishin unë dhe ata si unë, kurse unë të kam ty dhe ata si ty.
Kuptimi i tij është: se ti nuk je i hajrit dhe kjo u bë sebeb për dominimin e njerëzve ndaj Alij ibnu ebij Tālib -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- rebelimin e tyre kundër tij, derisa e vranë.
Përmendet se një prej mbretërve të benij umejeh -mendoj se ishte Abdul-Melik ibnu Meruan- dëgjoi fjalët e njerëzve për të, kështu që mblodhi njerëzit më të mirë dhe u tha: o njerëz, a dëshironi që ne të jemi si ebu Bekri dhe Umeri?
Thanë: po!
Tha: nëse dëshironi këtë, bëhuni edhe ju për ne si burrat që ishin në kohën e ebu Bekrit dhe Umerit!!!
Allahu -Subhanehu ue Teàla- është i Urtë, u jep njerëzve atë prijës që është sipas punëve të tyre, nëse bëjnë punë të këqija edhe Ai u jep një të keq dhe nëse bëjnë punë të mira u jep një të mirë.
📚 شرح رياض الصالحين” (١/ ١٣٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema