Loading

Esh-shejkh Abdul-Aziz er-Raxh’hī -Allahu e ruajttë- thotë:

Është transmetuar nga disa selefë se Zjarri ka për t’u shuar pas një kohe të gjatë, por këto transmetime nuk shpëtojnë pa pasur ndonjë fjalë apo ndërprerje të zinxhirit. Ai që është transmetuar nga Umeri -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- ka ndërprerje në mes tij dhe Hasen (el-Basrit).

Disa njerëz të dijes e kanë interpretuar atë që ka ardhur prej transmetimeve, me një interpretim të mirë, dhe fjala e tyre në lidhje me kuptimin e “Zjarri do të shuhet” është kjo: do shuhet një shtresë prej shtresave të Zjarrit, shtresa në të cilën janë mëkatarët. Kur mëkatarët veçues të Allahut në adhurim do dalin dhe s’mbetet më askush në të, atëherë shtresa në të cilën ata kanë qenë do të shuhet.

Kurse sa i takon mosbesimtarëve, vërtet, Zjarri i tyre nuk ka për t’u shuar kurrë, por do vazhdojë përjetësisht. Dhe kjo është e sakta.

Ai që fjalën për shuarjen e Zjarrit ia atribuon shejkhut të Islamit, Ibnu Tejmijjes, ka gabuar. Fjala e shejkhut të Islamit është e qartë, që Zjarri do mbetet dhe ai është ashtu si Xhenneti: të dy do jenë përjetësisht.

Sa i takon Ibnul Kajjimit, ajo që duket më afër -dhe Allahu e di më së miri- është se ai ka dy fjalë në lidhje me këtë mesele dhe se ai është tërhequr nga njëra prej dy fjalëve; ndoshta është tërhequr nga mendimi për shuarjen e Zjarrit.

📚 شرح أصول اعتقاد وأصول الدين” (ص ٨٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: