Loading

Transmetohet nga ebu Hurejrete se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«Nuk do të bëhet Kijameti derisa të luftoni një popull që i kanë këpucët prej flokësh dhe nuk do të bëhet Kiameti derisa të luftoni një popull me fytyra të sheshta si mburoja.»

Transmetoi el-Bukharij, Muslimi, Ahmedi, Ebu Daudi, et-Tirmidhij, En-Nesa’ij dhe ibnu Maxheh

Ka thënë Muhamed ibnu Abdur-Rahman el-Mubarekfurij (v. 1353 h) -rahimehullah-:

Dijetarët kanë pasur mospërputhje mendimesh në lidhje me origjinën e turqve:

Ka thënë el-Khattābij -rahimehullah-:

Ata janë benu Kuntura’e, ummet i Ibrahimit -alejhis selām-.

Ka thënë Kurā’u: ata janë ed-Dejlem, sipas gjurmimeve ka dalë se ata janë rracë prej turqve.

Ka thënë Ebu Umer se: ata janë prej bijve të Jafith (një nga tre bijtë e Nuhut -alejhis selām-) dhe rraca të shumta.

Ka thënë Uehb ibnu Munebih se: ata janë djemtë e xhaxhallarëve të Jexhuxh dhe Maxhuxhëve, kur Dhul Karnejni ndërtoi digën, disa nga Jexhuxhët dhe Maxhuxhët mungonin, u lanë (turiku) dhe nuk u futën me popullin e tyre, për këtë arsye u quajtën turk.

Është thënë se: ata janë prej pasardhësve të Tuba’.

Është thënë se: janë prej pasardhësve të birit Efridon, i biri Sam-it, i biri Nuhut.

Është thënë: se janë prej pasardhësve e birit të Jafith-it.

Është thënë: se janë prej Kumij i biri Jafithit, kështu gjendet në “Fet’hul Barij”.

Fjala e tij ﷺ: “Derisa të luftoni një popull, këpucët i kanë me flokë”

Është thënë se: qëllimi me të është se ata i kanë flokët e gjatë të cilat arrijnë deri në fund të këmbëve në vendin e këpucëve.

Është thënë: se qëllimi me të është se ata i kanë këpucët prej flokëve të bërë prej flokëve me gërsheta.

Ka ardhur në transmetimin e Muslimit prej Suhejl, nga babai i tij dhe ai nga ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se ka thënë:

«Nuk do të bëhet Kijameti derisa muslimanët të luftojnë turqit, një popull që fytyrat i kanë të sheshta si mburoja, veshin rrobe prej flokëve dhe ecin mbi to.»

📚 تحفة الأحوذي” (٣٨٢/٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: