Pyetje drejtuar el-al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-
Është një imam që u prin njerëzve në namaz i cili thotë: Allahu nuk është as lart as poshtë dhe se Ai është në çdo vend, a na lejohet të falemi pas këtij imami?
Përgjigje: Ky është bidatçi i humbur, nuk lejohet të falesh pas tij, kush thotë: Allahu nuk është as lart dhe as poshtë ai është jobesimtar, Allahu është lart, thotë xhel’le ue Ala:
{الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى}
{I Gjithë-Mëshirshmi u ngrit mbi Arsh}
Dhe thotë Subhanehu:
{إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْش}
{Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në 6 ditë, më pas u ngrit mbi Arsh}
{وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيم}
Dhe thotë: {Ai është i Lartësuari Madhështor}
{إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُه}
Dhe tha: {Tek Ai ngrihet fjala e mirë ndërsa veprën e mirë e ngre Ai vetë}
{تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْه}
Dhe tha: {Tek Ai ngrihen engjëjt dhe Xhibrili}
E këto janë në shumë ajete, kush pretendon se Allahu nuk është lart por është në çdo vend, atëherë ai është i devijuar, devijues dhe jobesimtar, i kërkohet të pendohet nëse pendohet elhamdulilah nëse jo, atëherë vritet.
Bie detyrë mbi prijësin që t’i kërkojë atij të pendohet në gjykatë, nëse pendohet elhamdulilah nëse jo vritet. Lusim Allahun të na ruajë.
http://www.binbaz.org.sa/noor/6919
Përktheu: Abdur-Rahman Mema