﴾أُولَئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ﴿
{Pikërisht ata janë trashëgimtarët}
Hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me këtë ajet thotë:
Është vërtetuar në dy sahihet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nëse i kërkoni Allahut Xhennetin kërkojini Atij Firdeusin, me të vërtetë Ai është Xhenneti më i Lartë dhe Xhenneti më i mirë, prej tij rrjedhin lumenjtë e Xhennetit dhe sipër tij është Arshi i të Gjithëmëshirshmit.”
Ka thënë ibnu ebij Hatim: na ka treguar Ahmed ibnu Sinan, na ka treguar ebu Mu’auijeh, na ka treguar el-E’amesh, nga ebij Salih dhe ai nga ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Nuk ka asnjë prej jush që të mos ketë dy vende: një vend në Xhennet dhe një vend në Zjarr, nëse ai vdes dhe hyn në Zjarr, vendin e tij e trashëgojnë banorët e Xhennetit ky është kuptimi i Fjalës së Tij:
﴾أُولَئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ﴿
{Pikërisht ata janë trashëgimtarët}
Ka thënë ibnu Xhurejxh, nga Lejthi dhe ai nga Muxhahidi se ka thënë:
﴾أُولَئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ﴿
Nuk ka rob që të mos ketë dy vende: një vend në Xhennet dhe një vend në Zjarr, sa i takon besimtarit, i ndërtohet shtëpia e tij në Xhennet dhe i prishet shtëpia e tij në Zjarr, sa i takon jobesimtarit, i prishet shtëpia e tij në Xhennet dhe i ndërtohet shtëpia e tij në Zjarr. Është transmetuar nga Se’id ibnu Xhubejr ngjashëm me këtë.
Besimtarët trashëgojnë vendet e mosbesimtarëve, sepse ata të gjithë u krijuan për adhurimin e Allahut të Lartësuar, kur ata besimtarë e përmbushën atë për të cilën ishin urdhëruar prej adhurimit dhe ata (mosbesimtarët) e lanë atë për të cilën ishin urdhëruar për shkak të së cilës u krijuan, ata (besimtarët) morën hisen e tyre nëse do i ishin bindur Zotit të tyre -azze ue xhel’le-, madje do t’i jepej më shumë se aq, kjo është ajo që është vërtetuar në Sahih Muslim nga ebij Burdeh, nga babai i tij dhe ai nga Profeti ﷺ se ka thënë:
“Do vinë Ditën e Kijametit njerëz prej muslimanëve me gjynahe sa malet dhe Allahu ua fal ato dhe ua vendos jehudëve dhe të krishterëve”
Dhe në një version tjetër të tij: i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur të jetë Dita e Kijametit, Allahu do të caktojë për çdo musliman një jehudi apo një të krishterë dhe do të thuhet: ky është çmimi yt për daljen nga Zjarri.”
Umer ibnu Abdul-Aziz i kërkoi ebu Burdes që të betohet tre herë në Allah, që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, se babai i tij i transmetoi atij nga i Dërguari i Allahut ﷺ, tha: ai ju betua.
Them (ibnu Kethir): ky ajet është si Fjala e të Lartësuarit:
تِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَنْ كَانَ تَقِيًّا﴾ [مَرْيَمَ: ٦٣]﴿
{Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar}
Dhe Fjala e Tij:
وَتِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ﴾ [الزُّخْرُفِ: ٧٢]﴿
{Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.}
📚 تفسير ابن كثير
Përktheu: Abdur-Rahman Mema